Olti Curri SHPËRTHEN ndaj Ramës: Si nuk të erdhi turp që bëre Tinka Kurtin imazh të paaftësisë tënde

Share

Opinionisti i njohur Olti Curri ka reaguar ashpër pasi aktorja e njohur Tinka Kurti, mori vaksinën anti-Covid.

Aktorja ishte në listën e personaliteteve që kryeministri Edi Rama tha se do të vaksinoheshin përpara njerëzve të tjerë, për shkak të kontributit që ka dhënë në shoqëri.

Përmes postimit në rrjetet sociale, Curri ka shpërthyer ndaj Ramës, i cili sipas tij ka shfrytëzuar këto figura për t’i bërë ikonë të zilisë së njerëzve që nuk e bëjnë dot një vaksinë.

Postimi i plotë:

Si nuk i erdhi keq per ty o zonje e madhe e artit shqiptar? Si nuk i erdhi turp dhe terhoqi zvarre 88 vitet e tua perpara mediave dhe publikut tend? Si nuk iu skuq faqja qe te beri imazh te paaftesise se tij per te menaxhuar kete pandemi? Si te beri hasha gjakun dhe djersen qe ke derdhur ne skene pa asnje shperblim, qe te justifikoje grabitjen qe ka bere ne mjeksi dhe sektore te tjere? Si te beri ty ikone te zilise te qindra mijra hallexhinjve te koshuar qe luftojne per jeten dhe nuk bejne dot nje vaksine?

Rri krenare Dive e rralle, ti ke marre aq shume bekime nga ky popull sa nuk te ben dot pis ky i mallkuar…


Share

Komente