OMONIA: Numëruesit të Belerit po i prishen pronat me dinamit në Himarë

0
Shpërndaje lajmin

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha se në Himarë kanë shkuar t’i prishin pronat në Himarë numëruesit të Fredi Belerit.
Sipas tij, zotëria e ka ndërtesën me leje, por gjithsesi kjo gjë nuk po e ndalon IKMT-në të hapë gropat te ndërtesa për të vendosur dinamitin e për ta shembur.
“Sot në Himarë, një nga numëruesve tanë u ka shkuar IKMT-ja dhe po u prish pronat. Zotëria ka edhe lejen e ndërtimit e madje edhe për pjesën që ka bërë shtesë ka marrë legalizimin, rastësisht dje. Por nuk po merret në konsideratë asnjë nga shkresat thjesht duan ta prishin.
Ndërkohë ka një qëndrim që prej një viti e pak, që ndërtimet pa leje, po i konfiskojnë ndërsa të këtij zotërisë, një ditë pasi certifikohet rezultati i zgjedhjeve, po shkojnë ta prishin. Po e prishin ndërkohë që ne po flasim. Janë duke bërë gropat që ti vënë dinamitin dhe ta hedhin në shesh”,-tha sekretari i OMONIA-s Marin Suli.
LEXONI GJITHASHTU:

“Iu shtrydh si limon e vetmja kauzë”, Bushati: Alibeaj opozitë e caktuar nga Rama
Benet Beci apo PS? Ja si e shpjegon Agron Çela fitoren për herë të parë në Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *