Operacioni i madh në Kosovë: Sekuestrohen 1.7 milion euro, 9 vetura dhe ngrihen 700 mijë euro

Shpërndaje lajmin

24 shtetas në Kosovë po hetohen për veprën penale të pjesëmarrjes ose organizmit të një grupi kriminal.

Në operacionin e koduar “Thirrjet”, Prokuroria Speciale e Kosovës ka sekuestruar 1.7 milion euro kesh, 9 mjete si dhe ka ngrirë 700 mijë euro të tjera.

“Sekuestrimi i rreth 2 milion eurove, 9 veturave dhe ngrirja e 700 mijë eurove, është lajm shumë i mirë. Veprimet institucionale kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të dhënë dëshminë tonë në angazhimin e shtetit të së drejtës. Institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme për adresimin e veprimeve kriminale!”, thuhet në postimin e ministres së Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *