April 18, 2021

Opozita godet Kurtin në Kuvend, shprehen skeptikë për qeverisjen e tij

Shpërndaje lajmin

Krijimi i Qeverisë ‘Kurti 2’ nuk u prit mirë nga opozita parlamentare. PDK, LDK dhe AAK kritikuan Kurtin gjatë seancës ku ai priste të votohej për kryeministër.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Albin Kurti, i cili po kërkon votën e deputetëve për të udhëhequr me qeverinë e re të vendit.

Sipas Tahirit, Kurti po e merr një detyrë derisa nuk e di se si do të veprojë.

“Ne si deputetë të PDK’së do të ju majmë peng për secilin zotim që e keni dhënë gjatë fushatës”, tha ai.

‘PDK çdo projekt që e përmirëson jetën e qytetarëve, që nuk po duket në këtë ekspozenë tuaj të varfër, do të ju mbështes”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re, tha se në ekspozenë e Albin Kurtit nuk ka program qeverisës, por sipas tij një fjalim që nuk konfirmon asgjë.

“U paraqit një fjalim, e jo një program qeverisës, i cili siç po duket që në fillimet e tij, është edhe një herë konfirmim i një asgjëje, edhe pse unë do të doja të uroj të kundërtën. Le të fillojmë me atë çka u prezantua dhe mënyrën se si do të argumentohet, por jo duke harruar se si u argumentua dhe u deklarua në të kaluarën, sepse të gjithë kemi pas vetes një pjesë të asaj historie në këtë vend dhe Kuvend të Republikës. U harruan tema për të cilat u vranë njerëz në rrugë të këtij qyteti, u tha që kompromisi ynë ishte pakoja e presidentit Marti Ahtisaari, por u harrua se çfarë dhune u shkaktua në rrugët e Prishtinës pikërisht për këtë temë”, theksoi Gashi.

Ndērsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se qasja e Albin Kurtit është arbitrare.

Ai shtoi se logjika e Kurtit ka qenë gjithmonë kritika e kurrë alternativa.

“Uroj që të kemi bashkëpunim. Jemi të vetëdijshëm që gara zgjedhore ka përfunduar. Tani urojmë që të kemi sa më shumë tema që na bashkojnë. Në emër të GP të AAK, kjo seancë ka filluar me një rend jodemokratik. Fituesi që nga fillimi ka ndërtuar një diskurs politik përjashtues, i shtyrë nga logjika populiste. Fituesi ka zgjedhur procedurën përpara përmbajtjes, jemi në seancë ku nuk kemi program”, tha Tahiri.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *