Opozita në Kosovë ia ‘faturon’ Kurtit ikjen e qytetarëve nga vendi

0
Shpërndaje lajmin

Trendi i largimit nga vendi po i mvishet Qeverisë së Kosovës nga opozita.
Kreu Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se migrimi i madh i qytetarëve të Kosovës në dy vjetët e fundit është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti, përcjell albinfo.ch.
“Përgjatë dy viteve të fundit, mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për me kërku një jetë më të mirë larg vendit. Mesatarisht, mbi 1000 qytetarë në javë. Pra, gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107 mijë e 310 qytetarë të Kosovës kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë humbur shpresën dhe besimin në perspektivën që mundet me ofruar shteti jonë. Të reja dhe të rinj, vetë dhe me familje nga fshati e qyteti dhe çdo cep i Kosovës…. Kosova po zmbrapset, vendi ynë po shpopullohet, familjet tona po zvogëlohen. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde kryeministër. Ky migrim i paprecendt flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me punën tënde. Çkado që flet sot nuk ka asnjë vlerë”, tha ai./KosovaPress/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *