Orban kundër rishikimit të rregullave të BE-së për emigrantët dhe azilkërkuesit

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri hungarez Viktor Orban e vlerësoi të papranueshme marrëveshjen brenda Bashkimit Evropian për rishikimin e rregullave në lidhje me emigrantët dhe azilkërkuesit.
“Brukseli po e keqpërdorë pushtetin e tij. Ata duan të zhvendosin me forcë emigrantët në Hungari. Kjo është e papranueshme, ata duan ta kthejnë me forcë Hungarinë në një vend emigrantësh”, tha Orban, më 9 qershor.
Një ditë më parë, ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për dy propozime kryesore ligjore për migracionin dhe azilin, të cilat duhet të jenë shtyllat kryesore të reformave në këtë fushë.
Parashikohet ndihma e detyrueshme midis vendeve të BE-së, me mundësinë e realizimit në njërën nga dy mënyrat. Prioriteti është që vendet e BE-së të ndajnë akomodimin për azilkërkuesit, duke pranuar shumë prej atyre që arrijnë në vendet, të cilat janë në skajet e jashtme të bllokut, kryesisht në Greqi dhe Itali.
Ministrja suedeze e migracionit, Maria Malmer Stenergaard, tha gjithashtu se u miratua propozimi i shtetit të saj, që nënkupton se vendet që nuk duan të pranojnë emigrantë, mund të paguajnë 20,000 euro për një emigrant.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Orban kundër NATO-s, kryeministri hungarez i thotë ‘jo’ zgjerimit me Ukrainën
Orban mbështet Trump: Vazhdoni luftën, zoti President 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *