Orban “merr” meritat për lirimin e 3 policëve të Kosovës: Ja kërkova unë Vuçiçit
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar pas lirimit të tre policëve të arrestuar nga serbët në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Orban duket se merr meritat e lirimit të policëve, teksa thekson se Vuçiç veproi në këtë mënyrë pas kërkesës së tij.
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sapo më njoftoi se, sipas kërkesës sime të formuluar gjatë takimit tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë lart hapin e Presidentit Vuçiç në këtë periudhë sfidash serioze. Ky hap është një dëshmi e qartë e miqësisë së thellë midis kombeve serbe dhe hungareze dhe e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Orban.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: Tre policët e Kosovës u liruan me vendim politik
Lirohen 3 policët e arrestuar në Veri në Kosovës