Orban paralajmëron veton ndaj paketës ndihmuese së BE-së për Ukrainën: Do të vendosim të parat interesat e Hungarisë

Shpërndaje lajmin

Hungaria nuk do ta mbështesë planin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës me miliarda ndihmë buxhetore vitin e ardhshëm. Kjo është ajo që ka bërë të ditur sot kryeministri i vendit, Viktor Orban.
Duke folur në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij.
Plani i ndihmës do të sigurojë rreth 18 miliardë euro për Ukrainën vitin e ardhshëm në pagesa të rregullta për të ndihmuar në funksionimin e objekteve të saj të energjisë dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar pagat dhe skemat e pensioneve.
Refuzimi i Hungarisë për ta miratuar atë kërcënon të prishë plotësisht planin pasi ndryshimet në rregullat e buxhetit të BE-së kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.
Orban, i parë gjerësisht si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE, gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e bllokut kundër Moskës për luftën në Ukrainë, megjithëse në fund ai ka votuar gjithmonë për to.
Si një alternativë ndaj planit të ndihmës së BE-së, Orban rekomandoi që 27 anëtarët e BE-së të përcaktojnë se sa janë të gatshëm t’i japin Ukrainës dhe ta shpërndajnë shumën në një “mënyrë proporcionale dhe të drejtë” mes tyre, pa marrë së bashku hua për të bërë pagesat.
Kërcënimi i qeverisë hungareze për të vënë veton ndaj paketës së ndihmës për Ukrainën vjen pasi ajo anuloi miratimin në mbarë BE-në të një marrëveshjeje globale të taksave të korporatave në qershor dhe bëri një fushatë të madhe në vend kundër sanksioneve ndaj Rusisë. / /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *