Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është “urgjente”, duke e akuzuar shtetin nordik se ka sfiduar “natyrën demokratike” të shtetit.
Hungaria ende nuk ka votuar për pranimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke iu bashkuar Turqisë, e cila për një kohë të gjatë kishte bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë, para se të hiqte veton në muajin korrik.
Në të kaluarën, Orban vazhdimisht ka deklaruar se Hungaria mbështet Suedinë në aspiratën e saj që t’i bashkohet NATO-s.
“Pyes veten nëse ka diçka urgjente që na detyron ne të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Nuk shoh asnjë rrethanë të tillë”, u tha Orban ligjvënësve më 25 shtator.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Orban fton liderët e Ballkanit, Hungaria kërkon linja të reja bashkëpunimi ekonomik
Eksperti: Paratë ruse në Shqipëri dhe Serbi, përmes bankës së Orban

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *