Osmani dhe Kurti udhëtojnë në Kosovë me ftesë nga familja Albright

Shpërndaje lajmin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të udhëtojnë në SHBA të martën, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
Kurti dhe Osmani do të marrin pjesë në ceremoninë mortore me ftesë të familjes Albright, ndërkohë që pritet të zhvillojnë edhe disa takime të tjera.
Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.
Albright, shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001.
Ajo nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.
 
LEXONI GJITHASHTU:
‘Nona e Kosovës’, pse Madeleine Albright ishte figurë aq e dashur për Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published.