September 18, 2021

Osmani e Konjufca, homazhe në Çikatovë

Shpërndaje lajmin

Sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve në Çikatovë të vjetër, të Drenasit, ku tha se kjo është një prej masakrave më mizore dhe më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Sipas saj, qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullit shqiptarë, për të cilën siç tha ajo e dëshmon dhe kjo masakër.

“Jemi këtu për të nderuar të gjithë viktimat e masakrës së Çikatovës. Është një prej masakrave më mizore dhe më të tmerrshme, e cila e dëshmon qartë qëllimin shfarosës që Serbia e kishte ndaj popullit shqiptarë. Kushdo që mund të ketë dyshime rreth këtij qëllimi, mjafton që të vij në Çikatovë, pastaj të shkoj dhe në Poklek dhe ta shoh se si serbët nuk kursyen më të vjetrit dhe më të vegjlit, për të treguar se qëllimi i tyre nuk ishte vetëm spastrimi etnik, por që ta zhduk popullin shqiptar nga faqja e dheut”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu tha se vetëm kur të vihet drejtësia për të gjithë të rënët e popullit shqiptarë, atëherë do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.

“Ne që sot jemi të gjallë fal sakrificës së tyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës e kemi borxh që të sigurojmë drejtësi për secilin prej tyre, sepse vetëm ditën kur të ketë drejtësi për të gjithë të rënët e popullit tonë atëherë edhe paqja dhe stabiliteti afatgjatë në rajonin tonë do të jetë i mundur”, u shpreh Osmani.

Nga ana tjetër, Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, u shprehë se nuk ka pasur drejtësi në Çikatovë dhe se kriminelët që morën pjesë në këtë masakër enden të lirë në Serbi por sipas tij, ka mundësi që ndonjëri endet edhe në Kosovë.

“Sa herë vijmë këtu e kuptojmë edhe më mirë çmimin e madh që e kemi paguar si popull për lirinë e shtetit tonë, për lirinë e popullit tonë. Çka është më e keqja, ka të bëj me faktin, që nuk ka pasur drejtësi për masakrën e Çikatovës. Ende shumë kriminel që kanë marr pjesë drejtpërdrejt në masakrën e Çikatovës janë të lirë, janë në Serbi, nuk e përjashtoi që ndonjëri prej tyre mund të jetë edhe në Kosovë. Por, kjo është krim i shumëfisht sepse i lëndon familjarët që i kanë dhënë më të dashurit e tyre. Edhe martirët nuk mund të prehen të qetë, as zemrat e familjarëve nuk mund të qetësohen e ata mund të flejnë pa ardhur drejtësia, pa u dënu të gjithë kriminelët për mizoritë e tyre të kryera në Kosovë, e njëra prej mizorive më barbare është masakra e Çikatovës”, u shprehë Konjufca.

Po ashtu, ai tha se Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocidin që e ka bërë në Kosovë.

“Ajo që duhet të bëj Qeveria e Kosovës, edhe që e ka dhënë premtimin, është të përpiloj një padi kundër Serbisë që do të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare. Normalisht që për këtë nevojitet punë e madhe, punë sistematike. Njëri prej akteve të para do të ishte rithemelimi i Institutit të Luftës. Pa dyshim që Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocid. Kërkush nuk ka dyshim që ai ka qenë gjenocid”, tha Konjufca.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *