April 14, 2021

Osmani i dorëzon detyrën Glauk Konjufcës

Shpërndaje lajmin

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar detyrën si U.d. së Presidentit, kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, transmeton albinfo.ch.

Pas marrjes së detyrës si u.d. i Presidentit, Glauk Konjufca, pritet që t’i ofrojë mandatin për krijimin e Qeverisë së re, kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Konjufca ka thënë se Osmani e ka kryer mjaft mirë punën e U.d. të Presidentes deri më tani, ndërsa ka thënë se këtë përgjegjësi do ta vazhdojë edhe ai pas marrjes zyrtare të detyrës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *