Osmani: Liberalizimi i vizave – meritë e popullit, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive

0
Shpërndaje lajmin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave është fitore, jo vetëm e Kosovës, por edhe demokracinë dhe unitetin në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Tutje, përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se liberalizimi është meritë e popullit “pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”.
Postimi i plotë:
Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.
Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *