Osmani në takim me ambasadorin Abott bëjnë thirrje për hetim të plotë ndaj rastit të djalit të Rashiq

Share

U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott. Në takim, Ambasadori Abott e uroi u.d. Presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit, shkruan Arbresh.info.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve./Arbresh.info/

 

Rashiq: 30 apo 50 persona ishin aty, disa kishin edhe thika, djalit ju thyen dhëmbët me boks hekuri


Share

Komente