November 29, 2021

Osmani nuk pajtohet me Raportin e KE-së për vettingun

Shpërndaje lajmin

Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit Evropian për procesin e vetting-ut, ku thuhet se rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz, raporton Ekonomia Online.

Sipas Osmanit kjo është e papranueshme, pasi që thotë se vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur synimet të cilat po i kërkon BE-ja.

“E konsiderojë të  nevojshme të ndalen në disa prej temave që kanë të bëjnë me procesin e vettingut duke përfshirë edhe veriun. Si presidente nuk pajtohem fare me këtë konstatim sepse mungesa e vettingut do të ishte serioz dhe jo kjo pjesë. Në këtë raport KE konsideron se procesi i vettingut do të duhej të ishte masa e fundit edhe ky konstatim është i gabuar. Vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur ato synime që BE i ka paraqitur si kërkesa. Raportet e ndryshme kanë konstatuar ngecje në sistemin e drejtësisë, prandaj vettingu do të jetë instrument kyç për të nxjerrë në pah gjyqtarët e prokurorët. Kërkoj që ky proces të vazhdojë dhe të përshpejtohet dhe i inkurajojë të gjitha institucionet që të vazhdojnë këtë punë me prioritet”.

Ajo tha se në luftën ndaj krimit e korrupsionit nuk ka kompromis, derisa ka thënë se presin përkrahje të plotë nga BE-ja.

Edhe pse në raportin zgjedhor të BE-së është thënë qe shkarkimi i Valdete Daka ka qe ë i jashtëligjshëm, Osmani për këtë është përgjigjur duke thënë se ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën.

Osmani tha se askush nuk mund ta kërcënon për dërgim në Gjykatën Kushtetuese, pasi që tha se është e përkushtuar në pavarësinë e institucioneve të vendit.

“KE edhe këtë vit e konfirmon se situata në veri të vendit është sfidues për krimin e korrupsionin. Jam e kënaqur që zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat dhe më të demokratike në rajon, e lumtur që vlerësimi me punën e KQZ është pozitive. Presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues i KQZ dhe ky vendim ka qenë në përputhje të plotë me ligjin e Kushtetutën”.

“Mua nuk mund të më zbrazë askush me kërcënime ne Gjykatën Kushtetuese dhe do të jem e pa kompromis në pavarësinë e institucioneve në vend”./EO


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *