Osmani takon Borrell në SHBA, kërkon përmbyllje urgjente të çështjes së vizave

Shpërndaje lajmin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani bëri të ditur se këtë e ka kërkuar gjatë takimit me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ndër të tjera, Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën euroatlantike.
“Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, shkruan Osmani në Facebook.
Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk është pjesë e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen.

Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk është pjesë e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen.
LEXONI GJITHASHTU

Albin Kurti tregon pse lejoi vizitën e kryeministres serbe në Kosovë
FOTO/ Afër Vuçiç e larg Vjosa Osmanit, Rama me kryeministrat e Ballkanit
Vuçiç takohet me Ramën në OKB: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

Leave a Reply

Your email address will not be published.