Osmani takon të rinjtë e mërgatës që janë pjesë e programit për diplomaci qytetare

0
Shpërndaje lajmin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua me të rinjtë nga mërgata të cilët janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare.
Presidentja u uroi mirëseardhje në Kosovë, duke i përgëzuar për përkushtimin e tyre për të përforcuar lidhjen e tyre me vendlindje, si dhe për angazhimin e vlefshëm përgjatë muajve në vijim në institucionet vendore.
Tutje, Presidentja potencoi se përtej diplomacisë, përfitimet e angazhimit të tyre janë shumëdimensionale, veçanërisht në sjelljen e ideve dhe perspektivave të reja. Presidentja përmendi angazhimin e grupeve të mëparshme të këtij Programi edhe me Zyrën e Presidentes, përfshirë Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe iniciativën për mbjelljen e drunjve.
“Presidentja foli edhe për rëndësinë dhe kontributin jetik të mërgatës sonë në forcimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të Kosovës”, njofton presidenca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *