September 25, 2021

Osmani: ushtarët tanë janë sinonim i shtetësisë, po e vulosni fatin e Kosovës

Shpërndaje lajmin

Sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë marrë pjesë në përmbyllje të ushtrimit “Defender Europe 21”.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se për të është ndjenjë e veçantë që Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21”, raporton Ekonomia Online.

Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë, u tha ajo të pranishmëve/

“Njëzet e dy vjet më parë gra e burra u rreshtuan në emblemën e UÇK-së dhe dëshmuan këmbënguljen tonë për ta fituar lirinë dhe u përballën me egërsinë e një regjimi. Por e patën guximin për të qëndruar në kauzën e lirisë. Sot pas 22 vjetësh të veshur me idealin e sigurimit të paqes i kemi lidhur qëllimet tona me ShBA për ta siguruar lirinë dhe garantuar atë. Ne kemi pasur qëllim mbrojtjen e atdheut tonë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë tonë. Sot kur ju po e demonstroni këtë aleancë po e vulosni edhe fatin tonë. Ndërkohë që pjesëtarë tuaj sot janë pjesë e misioneve paqeruajtës. Për shërbimin tuaj do të mbaheni mend nesër e përgjithmonë”.

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *