Pa rivalë, Monika Kryemadhi konfirmohet në krye të LSI

Share

Nuk kishte asnjë dyshim. Monika Kryemadhi rizgjidhet kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një proces zgjedhor që u zhvillua një ditë më parë dhe ku në fletën e votimit për kryetare ishte vetëm ajo.

Sipas njoftimit zyrtar të LSI, në votimin për kryetar morën pjesë 44,413 anëtarë të partisë nga të cilët 42,807 votuan pro rizgjedhjes së Kryemadhit dhe 1302 kundër.

LSI njofton se vijon numërimi i votave për strukturat e tjera të partisë dhe delegatëve që do të marrin pjesë në Kongresin e dhjetorit.


Share

Komente