Pacienti sulmon mjekun pasi nuk donte të shtrohej në spital

Shpërndaje lajmin

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Kretë. Mediat greke raportojnë se një pacient ka sulmuar fizikisht një mjek në një qendër shëndetësore. Gjithçka ka ndodhur një ditë më parë në Qendrën Shëndetësore Moira kur një burrë i cili nuk ndihej mirë ka shkuar me partneren e tij për ekzaminim.
Aty mjeku konstatoi se pacienti do të duhej të shkonte në një spital për të marrë trajtimin e duhur. Kur ai e informoi për këtë, pacienti u acarua dhe refuzoi çdo transport. Në fakt ai ka nisur ta sulmojë verbalisht ndërsa në një moment ka shtyrë mjekun i cili ka rënë duke e dëmtuar në brinjë. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *