Pagesa e hotelit në Barcelonë/ SPAK rinisi hetimin për zv.kryetarin e korruptuar Arbjan Mazniku, Bashkia Tiranë tjetër tender 10 mld lekë për ‘FUSHËN’

Share

Shkëlqim Fusha është ‘oktapodi’ që i shtrin tentakulat kudo që ka tendera të majme nga Bashkia e Tiranës. Lidhjet e tij te afërta me lali Erin dhe me vartësit e tij të korruptuar nuk përbën me lajm dhe kjo gjë nuk është më e fshehtë për popullin.

Sot mësohet se SPAK ka rinisur hetimin për “centrifugën e lavatriçes” së aferave të Veliajt , Arbjan Mazniku, i akuzuar për shpërdorim detyre e korrupsion. Një prej akuzave ishte edhe një pagesë hoteli prej 1800€ e paguar nga Shkëlqim Fusha për Maznikun, në një kohë ku ligji i ndalon rreptësisht dhurata të tilla. Dosja u fshi nga gjyqtari i komanduar nga Veliaj, Sokol Tona në shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesit, me bazë aferat ekonomike financiare me fonde publike. Ky është një fakt që tregon lidhjen e afert të ‘Fusha shpk’ me Bashkinë Tiranë.

Por mesa duket kjo gjë nuk e ka ndaluar Bashkinë që të vazhdojë të priviligjojë Fushën me tendera. Një tjetër ‘llokmë’ prej 10 mld lekësh të vjetra i është dhënë kësaj kompanie për pastrimin e një pjese të Tiranës me afat kohor 3 vite. Konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference: REF-80611-12-01-2020 me objekt, LOTI IV: ‘Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana IV’.

Në garë kanë hyrë 4 firma ku një fakt që lë për të dyshuar është se 2 prej kompanive: ‘Kevin Konstruksion’ (Safet Gjici) dhe ‘Pastrime Silvio’, ortake tenderash me Fushën kanë hyrë në garë pa ofruar asnjë vlerë, pra sa për të plotësuar numrin. SPAK duhet të hetojë të gjitha fijet e lidhjes së Fusha shpk me Bashkinë Tiranë ku faktet nuk mungojnë. /Pamfleti


Share

Komente