Paksitani në zi, shkon në 100 numri i viktimave nga sulmi i përgjakshëm në xhami

0
Shpërndaje lajmin

Është rritur bilanci i viktimave nga sulmi me bombë në një xhami në Peshaëar, Pakistan. Sipas të djënave të fuindit deri më tani janë konfirmuar të paktën 100 viktima, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 127.
Autoritetet e cilësojnë sulmin si një nga sulmet më vdekjepruirëse që vendi ka njohur ndër vite.
Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë kanë dënuar aktin, duke e konsideruar si një nga sulmet më të rënda në vend në vitet e fundit, shkruan CNN. 
“Midis 300 dhe 400 policë kishin qenë në atë zonë në kohën kur ndodhi sulmi”, tha shefi i policisë së Peshavarit, Muhammad Ijaz Khan.
“Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kanë për detyrë ta mbrojnë Pakistanin. I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit”, tha kryeministri Shehbaz Sharif, i cili shpalli të martën ditë zie kombëtare. Ai tha se ata që qëndronin pas sulmit nuk kishin asnjë lidhje me Islamin.
Talibanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm. Talibanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.
Një taleban pakistanez që pretendon se ka kryer bombardimin u mohua më vonë nga grupi militant, i cili fajësoi për këtë një fraksion të ndarë.
Në të kaluarën, talebanët pakistanezë janë përmbajtur nga pretendimi i disa sulmeve në xhami, shkolla apo tregje, sepse ata thonë se janë në luftë me forcat e sigurisë dhe jo me popullin pakistanez, por shumë dyshojnë në mohime të tilla.
Të martën, ekipet e shpëtimit u përpoqën për të tërhequr besimtarët e varrosur në rrënoja, duke nxjerrë nëntë persona të gjallë, por duke nxjerrë 24 trupa të tjerë. Askush nuk mbeti i bllokuar, thanë zyrtarët lokalë.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë teksa besimtarë, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë./Albeu.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *