January 26, 2022

Palmer arrin në Kosovë, takohet me ambasadorin Kosnett

Shpërndaje lajmin

Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së Mattheë Palmer ka mbërritur në Kosovë.

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Tëitter ka njoftuar për arritjen e Palmer, dhe thotë se ai është  pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Më vonë,  Palmer do të takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Palmer do të qëndrojnë sot dhe nesër në Kosovë, për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.