Paloka: Rama s’ka më ç’të ofrojë, në 8-të vite mendoi vetëm për xhepat e tij

Share

Drejtuesi politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka është takuar ditën e sotme me banorët në zonën e ish-Kënetës.

Gjatë fjalës së tij, Paloka tha se në 25 prill vendi është përballe me një qeveri, që sipas tij, praktikisht ka dështuar në gjithçka.

“Rama nuk ka më çfarë tu ofrojë shqiptarëve. Ne nuk mund të nisemi thjesht me këto fakte, nuk ecim dot vetëm me mllefin. Duhet t’u ofrojmë njerëzve zgjidhje. Për programin e PD punohet prej dy vitesh.

Në 25 Prill jemi përballë me një qeveri që praktikisht ka dështuar në gjithçka. Nuk ka nevojë t’jua tregoj, sepse më shumë sesa ju, nuk e ka ndjerë askush tjetër dështimin dhe pasojat e një keq-qeverisje si kjo e Ramës. Në 8-të vite mendoi vetëm për xhepat  tij./CNA.al


Share

Komente