Paloka sulmon Ramën: Ecejaket e tua në zonat e përmbytura, nuk ndihmojnë askënd, njerëzit kanë nevojë për ndihmë, jo për batuta bajate

Share

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për situatën që po kalon vendi ditët e fundit, me shtimin e intensitetit të reshje, ç’ka kanë sjellë edhe përmbytje.&cb=661856a98b

Në një postim në facebook, Paloka thotë se sot nuk është koha që kryeministri të bëjë gaztorin, por duhet t’u vijë në ndihmë banorëve.

Paloka thekson se asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e përmbytura, ndërsa shton se “ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate”.

Postimi i plotë:

Sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin si zakonisht, por t’u vijë në ndihmë banorëve që janë izoluar, janë në vështirësi ekonomike apo kanë humbur gjithçka kishin, të mbjella dhe ushqim për bagëtinë nga përmbytjet. Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë.

Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet. Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate.


Share

Komente