Pamje nga ardhja e 200 ushtarëve britanikë në Kosovë
Para disa ditëve në Kosovë ka arritur kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë, ardhje si përforcim i KFOR-it, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Pamjet nga ardhja e ushtarëve janë shpërndarë nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, përcjell albinfo.ch.
“200 ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR). Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator“, thuhet në njoftim.
Two hundred British Army soldiers are arriving in Kosovo to reinforce NATO’s Kosovo Force (KFOR) peacekeeping mission.The deployment comes after the violent attack on Kosovo Police on 24 September.#WeAreNATO pic.twitter.com/ajluUbyrOT
— SHAPE_NATO Allied Command Operations (@SHAPE_NATO) October 9, 2023