Pamje nga vendi i ngjarjes, ku u gjet i vrarë çifti kosovar në Francë

Shpërndaje lajmin

Burrë e grua me origjinë nga Kosova janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës ditën e djeshme, përcjell albinfo.ch.
Trupat e tyre janë gjetur me plagë nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë, dhe Policia nuk ka përjashtuar asnjë hipotezë për momentin, shkruan France TV Info.
Çifti ishte rreth të dyzetave dhe kishin shtatë fëmijë, nga pesë deri në 21 vjeç.
“Plagë nga therja janë vërejtur në trupin e gruas dhe burrit”, ka konfirmuar prokurori publik i Epinal, Frederic Nahon, në një deklaratë për shtyp të publikuar sot.
“Fëmijët, njëri katërvjeçar, 13-vjeçar, 16-vjeçar, 19-vjeçar dhe 21-vjeçar u evakuuan nga dritarja e apartamentit nga zjarrfikësit. Dy fëmijët e tjerët ndodheshin në shkollë. Fëmijët e lajmëruan rastin tek autoritetet”, ka shtuar Nahon.
Do të jetë autopsia e dy trupave të vdekur dhe dëshmitë e fëmijëve apo fqinjëve, që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

https://video.gjirafa.com/rec-2022-04-27-11-38-50-mp4

Leave a Reply

Your email address will not be published.