Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka publikuar një video nga Selenica, ku thekson se kryeministrit Edi Rama nuk ia ndjen fare për banorët e kësaj zone, pasi e mori fondin që ishte caktuar për këtë rrugë dhe e kaloi në tunelin e Ujit të Ftohtë.
Ish-deputeti Rama shprehet se fondet u morën prej aty për t’u vjedhur gjetiu nga ata që vodhën 22 milion euro km rrugë në Unazën e Tiranës.
“Fakte në vend të fjalëve:
SELENICA E BRAKTISUR,
E HARRUAR, E MASHTRUAR!…
Përse Kryeministri i hoqi fondet e parashikuara për rrugën e Selenicës, duke i lënë banorët e saj të izoluar mes braktisjes dhe mashtrimit?!…