Pamje të rënda| Momenti kur të rinjtë rrahin për vdekje adoleshentin jetim
Detaje tronditëse janë mësuar nga vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
I riu, u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy bashkëmoshatarë, pas një sherri për motive banale.
Siç shihet dhe nga pamjet e krimit të rëndë të publikuar nga mediat kosovare, i riu është goditur në mënyrë barbarë nga dy adoleshentët.
Autorët e ngjarjes së rëndë janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.
Sipas mediave të Kosovës, dy adoleshentët janë djem të dy biznesmenëve në Podujevë. Besim Kadriu babai, i 16-vjeçarit ka në pronësi një biznes makinash me qira, ndërsa Medin Abdullahu babai i 17-vjeçarit është pronar i një kompanie “security”.
Ndërkohë, viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Ai ishte rritur që prej moshës 5-vjeçe nga xhaxhai.
Po ashtu mësohet se shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane.
Ngjarja ndodhi mesditën e 14 janarit, në rrugën “Drenica” në Podujevë, ndërkohë që i riu ndërroi jetë më 20 janar si pasojë e plagëve të marra.
LEXONI GJITHASHTU:
EMRI| U rrah brutalisht nga disa vetë e u godit me makinë, vdes 18-vjeçari shqiptar
EMRAT|Shkak radha për qethje, si djemtë e biznesmenëve vranë me shufra të riun jetim