January 13, 2022

Pamje të rënda nga aksidenti në Vlorë, momenti kur tentohet të nxirren jashtë të plagosurit (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afëris të fshatit Panaja. Siç shihet dhe nga pamjet një automjet ka përfunduar plotësisht i shkatërruar jashtë rruge.

Në vendngjarje shihen grupi hetimor dhe policia të cilët shkojnë te makina, dhe fillojnë punën për nxjerrjen e trupave që ndodhen në të.

Bëhet me dije se në automjet ndodheshin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është nxjerrë nga banorët e zonës dhe është dërguar për në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.

Vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në automjet, ndërkohë që dyshohet se në aksident ka persona që kanë humbur jetën.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *