Pandemia e Covid-19/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës

Share

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli pak më parë gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia Covid-19.

Vendimi u mor gjatë seancës së 23-të, ku u diskutua situata nga Covid-19. Shpalljen e gjendjes së krizës e rekomandoi një ditë më parë Këshilli i Sigurisë Nacionale nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski.

Ky vendim përfshin të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim trajtimin efektiv të pasojave të krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

Periudha e krizës është 30 ditë duke filluar nga data 20 nëntor 2020, dhe për këtë vendim qeveria e shtetit fqinj do të informojë Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendin./ CNA.al


Share

Komente