Pandemia nuk ndali prodhimin, kompani që eksportoi normalisht gjatë këtyre muajve

Share

30 vite më parë, e nisën biznesin e tyre me përpunimin e kërpudhave, sot, kjo kompani eksporton dhjetar fruta në tregun ndërkombëtar.

Mjedra, dredhëza, manaferra, e kërpudha janë këto produktet që kjo kompani po i përgatit për treg.

Mbledhjen e tyre e bën nga fermerët vendor e më pas ato i përpunon, dhe të ngrira i eksporton kryesisht në shtetet e Evropës.

EuroFruti 19 11 2020 foto 07

EuroFruti 19 11 2020 foto 08

EuroFruti 19 11 2020 foto 12

Kërpudha, është produkti kryesor që pronari Bejtush Gashi e ka trashëguar nga babai i tij qysh nga vitet e 90-ta.

“Që nga vitet e 90 kemi fillu me grumbullimin e kërpudhave. Por nga viti 2004 kemi bërë zgjerim të kompanisë me fruta të tjerë si me mjedër, boronicën e egër manaferrën, kaça”, thotë ai.

E djali i tij Erblini tregon se si arrijnë të sigurojnë kërpudhat nga fermerët vendorë, si i përpunojnë ato dhe si arrijnë deri tek paketimi për eksport.

EuroFruti 19 11 2020 foto 09

Gjermania është shteti ku më së shumti eksporton kompania “Eurofruti” nga Mramori i Prishtinës.

EuroFruti 19 11 2020 foto 10

Kjo kompani aktualisht posedon 25 punëtor, por pronari ka synim që të zgjeroj veprimtarin e tyre edhe në tregun vendor.
Pandemia nuk e ka dëmtuar sektorin e prodhimit në asnjë periudhë, pavarësisht masave të marra për bizneset tjera. /arbresh.info/Mira Avdimetaj/

The post Pandemia nuk ndali prodhimin, kompani që eksportoi normalisht gjatë këtyre muajve appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente