Panik te Kukësi, lideri i verlindorëve humbet sfidën ndaj Teutës. Ja arsyeja…

Share

Kukësi u mund nga Partizani në një ndeshje me rrjedhë të çuditshme ngjarjesh, por pas kësaj humbje, Kukësit i shtohet dhe një tjetër hall.

Është dëmtuar kapiteni Agim Ibraimi, i cili doli nga fusha në minutën e 76′ të takimit. Lideri i Kukësit ka marrë një goditje në gju dhe ka pasur dhimbje. Ditën e djeshme lojtari ka bërë rezonancë dhe vizitat përkatëse, e së bashku me të dhe drejtuesit presin më padurim përgjigjet.

Gjithsesi drejtuesit e Kukësit i kanë humbur shpresat se do ta kenë të gatshëm sulmuesin për takimin me Teutën, duke parë këtu dhe afërsinë në kohë. Drejtuesit dhe tekniku Josa shpresojnë që 32- vjeçari mos të ketë dëmtim të rëndë në gju, e në fakt janë shumë të shqetësuar për gjendjen e Ibraimit.

Rëndësia e kapitenit të Kukësit është mjaft e madhe jo vetëm për lojën e golat e shënuar të tij, por dhe për prezencën në fushë. Tashmë Ibraimi ka marrë shumë përsipër te Kukësi dhe po kryen rolin e liderit te skuadra kuksiane duke shënuar 10 gola e duke udhëhequr tabelën e shënuesve në kampionatin shqiptar.

Tashmë Kukësin do e presë Teuta në Durrës të premten, ku nënkampionët duhet të bëjnë shumë për të marrë një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari në formë. Kukësi renditet në vendin e pestë me 29 pikë, pesë më pak se Laçi dhe Teuta që janë aktualisht në vendet 3 dhe 4.


Share

Komente