Papa Françesku: Larg duart nga Kongo, diamantet janë njollosur nga “helmi i lakmisë”

0
Shpërndaje lajmin

Papa Françesku dënoi të martën “helmin e lakmisë” për burimet minerale që nxisin konfliktin në Republikën Demokratike të Kongos dhe tha se bota e pasur nuk mund të mbyllë më sytë ndaj gjendjes tragjike të shumë kombeve afrikane, raporton Reuters.
Papa 86-vjeçar i cili mbërriti në Kongo të martën, është kreu i parë i Kishës Katolike Romake që viziton vendin që nga Gjon Pali II në 1985, kur Kongoja quhej Zaire, tha agjencia britanike, duke kujtuar se katolikët romakë përbëjnë afërsisht gjysmën e 90 milionë banorëve të atij vendi.
Dhjetëra mijëra njerëz e përshëndetën me entuziazëm Papa Françeskun ndërsa ai po largohej nga aeroporti në Popemobile në një nga pritjet më të ngrohta që ka përjetuar gjatë udhëtimeve të tij në vend.
Papa mbajti një fjalim para zyrtarëve në pallatin presidencial, duke dënuar “shfrytëzimin e tmerrshëm, të padenjë për qeniet njerëzore” në Kongo, ku pasuria e madhe minerale ka nxitur shpërngulje dhe zi buke.
“Është tragjike që ky vend dhe e gjithë Afrika vazhdojnë të vuajnë forma të ndryshme shfrytëzimi. Diamantet e tij janë njollosur nga helmi i lakmisë”, tha Papa Françesku.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *