Papa Françesku thirrje liderëve politike: Armët po zënë vendin e fjalëve

Shpërndaje lajmin

Papa Françesku bëri sërish thirrje për ndalimin e sulmeve në Ukrainë.
Këtë lutje, Ati i Shenjtë e bëri nga sheshi “Shën Pjetër” në Vatikan, në të dielën e Pashkës Ortodokse, para mijëra besimtarëve.
”Krishti u ringjall, me të vërtetë u ringjall. Sot bëhen dy muaj nga fillimi i kësaj lufte. Në vend që të ndalet, ajo është bërë më e ashpër. Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat  për të gjithë të krishterët, më shumë dëgjohet zhurma vdekjeprurëse e armëve sesa zhurma e kambanave që lajmërojnë ringjalljen. Dhe është e trishtueshme që armët po zënë vendin e fjalëve. Bëj sërish  apel për një armëpushim të Pashkëve. U kërkoj të gjithëve që të luteni për paqen”, tha ai.
Papa u bëri thirrje të drejtpërdrejtë liderëve politikë për të ndaluar luftën.
“Ju lutemi, liderë politikë, dëgjoni zërin e njerëzve që duan paqe, jo përshkallëzim të konfliktit”, tha Papa.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Papa Françesku të rinjve: E ardhmja juaj, në rrezik nga pandemia dhe luftërat

Leave a Reply

Your email address will not be published.