Paqe me Serbinë? Ambasadori i Kosovës: Ne po japim kontributin tonë për normalitetin

0
Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi ishte këtë të martë në një intervistë për Euroneës Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Ambasadori tha se në Kosovë është edhe prania e ndërkombëtarëve e cila i di fare mirë situatat që kanë ndodhur edhe se “kush gjuajti gur”, por vlerësimet e tyre, janë vlerësimet e tyre, ndërsa sa i takon paqes Kosovë-Serbi, ai tha se Kosova po jep kontributin e saj për normalitetin, pasi ka pranuar përsëritjen e zgjedhjeve.
“Sa i përket këtij rasti, ju e dini aty ka edhe prani të forcave ndërkombëtare, si KFOR dhe Eulex, çështja është te vlerësimi i tyre. Ata e dinë edhe se kush hodhi gurë ditë më parë, mbi forcat e KFOR-it dhe pse ndodhi kjo.
Prania e këtyre njerëzve nuk të lë të qetë të mendosh se mund të zhvillohen procese normale që ne synojmë në përditshmërinë e marrëdhënieve tona”,-tha amabasadori i Kosovës në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:

“Alma Kaçi si Dritan Prifti”, gazetari: Siguruan prova që drejtësia s’i merrte dot
Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, trupat vendase avancojnë drejt Bakhmutit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *