Paralajmërimi i ekspertit të sigurisë: Në Veri po përgatitet dhunë

0
Shpërndaje lajmin

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi është shprehur se në Veri po përgatiten për aktivitete të dhunshme.
I ftuar në Euronews Albania ai theksoi se në Veriun e Kosovës ka baza ushtarake me armë lufte të cilat mund të përdoren që çdo moment
“Ne jemi duke parë në vazhdimësi përgatitje për aktivitete të dhunshme. Serbët kanë marrë veprime për t’iu përgjigjur institucioneve të Kosovës. Ne e pamë që policia e Kosovës ndaloi një veturë dje gjeti një arsenal ushtarak. Ne e dimë që në veriun e Mitrovicës ka baza ushtarake që ka depo armatimesh lufte dhe të njëjtat mund të përdoren në momentin që serbët nuk kanë shpresë që realizimin e ëndrrave të tyre do ta bëjnë përmes formës që janë duke përdorur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:

Ekskluzive| Eurodeputeti Waitz flet për Euronews Albania: Pse e kundërshtova Lajçak
Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen, tensionet s’duhet të përshkallëzohen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *