Paralajmërimi i fortë i ish-zyrtarit të NATO-s: Bëhuni gati për më të keqen, Rusia duhet luftuar

Shpërndaje lajmin

Ish-shefi i NATO-s ka paralajmëruar perëndimin që të përgatitet për luftë kundër Rusisë.
Sipas ish-kreut të lartë të NATO-s, i cili ka folur në mediat perëndimore, Rusia po lëshon raketat me rreze të lartë nga Deti i ZI, ccka po tregon se ata jo vetëm që nuk kanë ndërmend të tërhiqen, por po shtojnë armatimet në luftë.

Paralajmërimi i ish-zyrtarit të NATO-s erdhi pas një videoje propagandistike të bërë nga ana e rusëve të cilët tregoni momentin kur një nëndetëse lëshonte breshëri raketash.
Ajo vjen pasi një video propagandistike tregonte një nëndetëse ruse duke lëshuar një breshëri raketash nga nënujore në një sulm të ri në Ukrainë.
Vetëm katër ditë më parë fotografitë e “rrjedhura” treguan raketat Kalibr duke u ngarkuar në një nëndetëse në portin e Krimesë Sevastopol.

“Ekuipazhi i një nëndetëse me naftë-elektrike të Flotës së Detit të Zi lëshoi një breshëri raketash Kalibr në infrastrukturën ushtarake të forcave të armatosura të Ukrainës nga Deti i Zi”, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
/Abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *