Shpërndaje lajmin

Frontex, agjencia kufitare e BE-së, ka paralajmëruar turistët jashtë BE-së që të jenë të kujdesshëm në lidhje me dhënien e të dhënave të tyre personale, duke qenë se tani ka më shumë se 50 faqe interneti jozyrtare që ofrojnë të merren me vizat turistike të kërkuara nga ETIAS, shkruan thelocal.ch.
“Ne jemi bërë të vetëdijshëm se numri i faqeve të internetit jozyrtare të ETIAS në shumë gjuhë është rritur së fundmi në mbi 50,” tha Francois Laruelle, Drejtor i Divizionit të Njësisë Qendrore ETIAS në Frontex.
“Disa nga këto faqe interneti drejtohen nga biznese të vërteta, të tjerat mund të mos jenë aq të besueshme”, tha Laurelle, përcjell albinfo.ch.
Rregullorja ETIAS lejon ndërmjetësuesit tregtarë të aplikojnë për autorizimin e udhëtimit në emër të klientëve. “Megjithatë, duke qenë se procesi i aplikimit do t’u kërkojë udhëtarëve të paraqesin detajet e pasaportës së tyre, numrin e kartës së kreditit dhe të dhëna të tjera personale, është e rëndësishme të sigurohet që informacione të tilla të ndjeshme të mos keqpërdoren”, thuhet në një deklaratë të Frontex, shkruan thelocal.ch.
Sipas ETIAS, i cili pritet të bëhet funksional në 30 shtete evropiane në vitin 2024, vizitorëve nga vendet jo-BE pa viza, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja, do t’u kërkohet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi përpara se të nisin udhëtimet e tyre, kostoja e aplikimit do të jetë 7 €, përcjell albinfo.ch.
“ETIAS prek shtetasit e rreth 60 vendeve pa viza – potencialisht 1,4 miliardë njerëz – është thelbësore të sigurohemi që ata të jenë të informuar mirë për ndryshimet e ardhshme në rregullat e udhëtimit në Evropë”, shtoi Frontex.
Komisioni Evropian dhe Frontex do të nisin një fushatë informuese publike rreth ETIAS gjashtë muaj përpara hyrjes së tij në veprim, përcjell albinfo.ch.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *