January 26, 2022

Paralajmëron Balluku: Nga nesër, policia në terren kundër mjeteve të transportit që veprojnë pa licencë

Shpërndaje lajmin

Ministrja e Infrastrukturës, Belind Balluku ka njoftuar sot se duke filluar nga nesër, policia do të dalë në terren për të zhvilluar një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha Ballkuku.

Balluku njoftimin e dha gjatë takimit me me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sector./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.