Paralajmëron Ngjela/ Shqipëria s’do hyjë kurrë në BE me këtë strukturë korruptive

Share

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ngjela deklaron se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritja e një shteti të drejtë po iI sjellin Shqipërisë një dëm histirik.

Ai thotë se Shqipëria nuk do të hyjë kurrë në Bashkimin Europian, me këtë strukturë shtetërore korruptive që ka.

Sipas tij, ata që kanë marrë përsipër të na ndërtojnë pushtetin gjyqësor të pavarur, po kërkojnë të mposhtin pashallëkun historik shqiptar, dhe krijimin e një Shqipërie demokratike, dhe të lirë e të drejtë.

“E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një shteti të drejtë?

Sërish Bashkimi Europian nuk po pranon të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në të.

l.

Kurrë mos mendoni se mund të hyjë Shqipëria në Bashkimin Europian, me këtë strukturë shtetërore korruptive që ka.

Të hapësh negociatat me BE-në, do të thotë të fillojnë investimet në Shqipëri me një shkallë të gjerë. Po pse, budallenj janë perëndimorët që të japin para në derdhje investimesh dhe me to të vijojnë të mbushin xhepat hajdutet e Shqipërisë?!

Ja, kjo është arsyeja që po rropos shqiptarët sot, kudo ku janë. Dhe kjo është një sëmundje e vjetër historike. Gjithmonë, në 500 vjet, pashallarë që kanë grabitur shqiptarët dhe kanë shitur interesin kombëtar – kjo është historia.

Një historia e dhimbshme që i ka lënë shqiptarët gjithmonë si popull në mbijetesë.

Po ç’është kjo gjëmë historike? Është kjo natyra e psikikës sonë, apo është pasojë e osmanizmit psëqindvjeçar shqiptar.

Sigurisht, kjo është rrjedhojë psikologjike e konceptit të pashallarëve dhe të pashait turk që u rrënjos në psikologjinë e shqiptarëve me pashallarët osmane.

Edhe Enver Hoxha, një pashallëk ndërtoi, edhe pse i tha “pushtet popullor “. Thjesht, rroposje e popullit dhe sundim orienral i pashait – ky ishe pushteti i Enver Hoxhës.

Dhe kjo po vijon edhe, që nga viti 1992 e deri sot. Një pashallëk i shëmtuar është Shqipëria.

Kjo është vuajtja shqiprare që zgjat, sepse nuk ka drejtësi. Shqiptarët nuk e ngritën dot shtetin e tyre të drejtë.

ll.

Kjo dhe është pikërisht arsyeja që ekspertiza amerikane tha se ky pashallëk oriental zhduket vetëm nga një pushtet gjyqësor i pavarur dhe i drejtë.

Ja pra, kjo është.

Ata që kanë marrë përsipër të na ndërtojnë pushtetin gjyqësor të pavarur, po kërkojnë të mposhtin pashallëkun historik shqiptar, dhe krijimin e një Shqipërie demokratike, dhe të lirë e të drejtë.

Por, a do ta bëjnë dot?

Unë them se po… dhe kjo duhet të jetë koha e fundme e pashallëkut të shëmtuar shqiptar. Domethënë fundi i korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar.

Pikërisht këtë po kërkon edhe Bashkimi Evropian për çeljene negociatave: eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, për të rrëzuar pashallëkun shqiptar që quhet Shqipëri.

Dhe vetëm pas kësaj, shqiptatët do të hyjnë në Bashkimin Europian. Kjo është në substanca kërkesa e Brukselit.

Dhe ky është edhe presioni i Brukselit, si ndihmë direkte ndaj popullit shqiptar. Dhe sigurisht që kanë të drejë, dhe sigurisht që ky presion do ta shkatërrojë pashallëkun në Shqipëri, sepse, në këtë proces drejtësie shoqërore në Shqipëri, një forcë te epërme po ushtron veçanërisht edhe politika amerikane.

Por, edhe shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të marrin përgjegjësitë e tyre historike që po iu kërkon kjo kohë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al


Share

Komente