Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi

0
Shpërndaje lajmin

Të mbijetuarit nga tërmeti  janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare.  Për ta janë ngritur tenda, si dhe po u ofrohet ushqim dhe ngrohje. Por ndihmat nuk po arrijnë të shkojnë kudo në kohë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pa strehim, pa ujë, pa ngrohje  shumë të mbijetuar mund të humbasin jetën. Shumë prej tyre janë gjithashtu të rënduar edhe nga ana psikologjike.
Organizatat humanitare kanë sfidën më të madhe,  për t’u siguruar që njerëzit që shpëtuan tërmetit  të “vazhdojnë të mbijetojnë”
“Ne jemi përballë një rreziku real,  të shohim një fatkeqësi të dytë e cila mund të shkaktojë dëme për më shumë njerëz sesa fatkeqësia fillestare, nëse nuk po  lëvizim me të njëjtin ritëm dhe intensitet siç po bëjmë me  operacionet e kërkim-shpëtimit,” paralajmëroi nga Gjeneva një nga zyrtarët e lartë të OBSH.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Kafshët e ndiejnë tërmetin”- Guri: Ndaj duhen mbajtur qen, peshq ose minj në shtëpi
“Po pres vajzën 23 vjeçe, se di a është gjallë”, rrëfimi tronditës i babait turk
Gazetari turk nga Malatya: Po nxirren njerëz vazhdimisht nga gërmadhat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *