Parandalohet katastrofa humanitare në Vlorë; 50 klandestinë bllokohen në det, dërgohen në spital pas dëmtimeve

Share

Një gomone me migrantë nga vendet e treta u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuuimin e personave në bord, u krye në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Sipas ‘faxweb’ më bord ishin rreth 50  klandestinë nga Lindja e Mesme ( Sirianë) që qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone  të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare. Ndërsa shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës. 16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës,  ndërsa 9 burra dhe gra nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Ndërsa mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra  për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.

Xhilal M. Një sirian i cili po shoqëronte të motrën tha se ishte në gomone sëbashku me dy motrat dhe nipin 7 vjeçar. ”Paratë i ka paguar im vëlla , nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina.”.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë.  Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh,  megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për tu mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas Italiane. Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndaloj shqiptarët e përfshirë në trafik.

Njoftimi i plotë

Vlorë – Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta.

Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta.

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.


Share

Komente