Paraqitet në spitalin e Durrësit një i plagosur, dyshimet e para
Një 31-vjeçar, i cili ishte plagosur me mjet prerës (biçak), është paraqitur mbrëmjen e kësaj të enjteje në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se plagosja u shkaktua nga Isak Vata, i cili është arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.
31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./