Parashikimi i motit për datën 16 mars 2023

Shpërndaje lajmin

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qendrueshme.
Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu deri në orët e mengjesit, më pas ndërprerje të reshjeve dhe vranësirat do tja lënë vendin kthjellimeve.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi dhe behet intensive deri në 20m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 0 deri 12°C, në zona e ulëta 3 deri 16°C, në zona bregdetare 6 deri 16°C./Albeu.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *