Shpërndaje lajmin

Ditën e mërkurë, 18 janar 2023,  vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parshikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave aftashkurtra.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore erë intensive me shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 12°C, në zona e ulëta 8 deri 18°C dhe në zona bregdetare 11 deri 18°C./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *