Shpërndaje lajmin

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e pasdites e kryesisht në mbrëmje në veriperëndim vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila ditën e diel hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të varënsirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *