January 24, 2022

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 11 Dhjetor 2021 (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Për ditën e nesërme (e Shtunë) mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal. Duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesën e parë të ditës reshje shiu të vazhdueshme me itensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore në verilindje – lindje – juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.
Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore reshjet e dëborës do të vijojnë me intensitet deri mesatar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *