Parashikimi i motit për ditët e ardhshme në Maqedoni

Share

Nga dita e nesërme moti do të jetë me reshje të shut.

Kohë pas kohe reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të mëdha. Nëpër male në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore do të ketë reshje të borës dhe në mënyrë të konsiderueshme do të rritet shtresa e borës.

Në orët e mbrëmjes të shtunën drejtë të dielës dhe gjatë natës të së dielës, reshjet do të kthehen herë pas here në borë në disa vende më të larta, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, paralajmërohet erë e jugut, që do të thotë se temperaturat do të jenë mbi zeron.


Share

Komente