January 28, 2022

Parashqevi Simaku nxiti demonstratat në Kosovë. Përse Agim Doçi donte fitoren me të?

Shpërndaje lajmin

Agim Doçi, ikona e Festivalit të Këngës në RTSH, autori i dhjetra këngëve legjendare shqiptare, ishte sot i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Mjeshtri i madh shprehu se ndihet tejet i vlerësuar, jo thjesht nga publiku i gjerë por edhe nga instancat shtetërore të cilat e kanë vlerësuar me titujt e merituar. Ai shprehu se shqiptarët “flasin mirë për njerëzit pasi kanë vdekur”.

Dhjetori, i përcaktuar për shkak të aktivitetit kulturor të zhvilluar gjithmonë në këtë muaj si muaj i festivalit, rikthen në vëmendje pionerët e muzikës shqiptare. E teksa rikujtonin me nostalgji këngët që shënjuan atë që sot është historia e muzikës shqiptare, Doçi ndaloi të kënga “E Duam Lumturinë” e kënduar nga Parashqevi Simaku.

“Janë 18 mijë gra në Prishtinë që të nesërme kur është kënduar kjo këngë nga e madhja Parashqevi Simaku, kanë bërë demostratë. Është një vlerësim një titull, një dekoratë shumë e madhe. Ishte e vetmja këngëtare që qëndisej, zbukurohej, përgatitej sepse thoshte vijnë 1000 vetë të më shohin dhe tua shpërblej me lluks.”,  rrëfeu ai plot emocion për këngën që daton në vitin 1988.

Ai falenderoi ata që i konsideron si “princat e muzikës shqiptare” duke përmenduar Agim Prodanin, Anvi Mulën, Pjetër Gacin, Tonin Arapai, Limoz Dizdari.

Gjithashtu poeti zbuloi një sekret në studion e ‘Abc e Pasdites’, ku në kohë ka punuar si inxhinier në Uzinën Energjitike të kombinatit dhe shprehu se asnjëherë nuk e dërgonte një tekst te kompozitori, pa e testuar njëherë cilësinë e tij të punëtorët./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.